Solskjer: Man. Junajtidi nuk është ende në nivelin e Liverpulit

Një deklaratë e sinqertë, ndonëse këtë do ta tregojë fusha, dhe “djajtë e kuq” janë shumë të fortë kur vjen puna për cilësinë në fushë. Trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjer, u përpoq të hiqte presionin nga vetja dhe lojtarët e tij, e t’ia hidhte Liverpulit në prag të sfidës direkte në Premier Ligë këtë të diel. “Liverpuli është një nga ato skuadra që ne synojmë që t’i arrijmë si nivel, – tha ai, – edhe pse vjet përfunduam mbi ta, edhe sepse ata patën disa dëmtime të pafat. Ne e dimë se duhet ende që të përmirësohemi dhe të jemi në nivelin ku Liverpuli ka qenë këta 4 vjet. Ne duhet të japim shpirtin në fushë për të mundur ekipet më të fortë të botës dhe Liverpuli është njëri prej tyre”. Solskjeri theksoi se Junajtidi ka 8 vjet që nuk fiton titullin, ndryshe nga Siti dhe Liverpuli, ndërsa pranoi se Bruno Fernandes mund të mos luajë, veçse shtoi se fitorja ndaj Atalantës mund të ketë rritur vetëbesimin tek lojtarët e tij.

Sfidanti.al