Sa shumë halle ka tani Dortmundi pa Erling Halandin

Ai do të mungojë për disa javë dhe kjo është fjala e trajnerit Marko Roze. Borusia e Dortmudit do të duhet të bëjë jo pak ndeshje pa sulmuesin e vet kryesor, Erling Haland, pasi norvegjezi u dëmtua në ndeshjen e Championsit ndaj Ajaksit në Amsterdam. Roze dhe Dortmundi jo vetëm morën një goditje të rëndë në humbjen 0-4, por edhe lajmet e këqija për Halandin. Borusia do të luajë sërish pa të këtë fundjavë ndaj Arminias së Bilefeldit, ndërsa 21-vjeçari humbi ndeshje të tjera më parë, si ndaj Sportingut të Lisbonës, Gladbahut e Augsburgut. Halandi ka 9 gola e 4 asistë në vetëm 6 ndeshje në Bundesligë dhe synonte golin e 50-të në 50 ndeshje në elitën e futbollit gjerman. Dëmtimi do të dojë 3-4 javë për t’u kaluar, ndoshta edhe më shumë ndërsa verdhezinjtë kanë edhe të tjerë në “spital” si Shulc, Mënuer dhe Dahud.

Sfidanti.al