Nga paqja tek gishti i mesit, ç’ndodh mes Vestapenit e Hamiltonit?!

Vetëm pak orë përpara nisjes së konkurrimit, piloti holandez i Red Bullit ishte shprehur me tone pajtuese dhe mirëkuptuese me rivalin e tij anglez të Mercedesit. Gjithsesi, sapo zbritet në pistë, në timon të “shigjetave” të Formula 1, harrohet gjithçka dhe rinis lufta. Ishte një moment që tregoi gjithçka kur gjatë provave të dyta të lira, Hamilton iu afruar Verstapenit dhe i dha makinës krah për krah asaj të kryesuesit të Botërorit. Vazhdoi një përshpejtim me të dy pilotët që garuan ngjitur, diçka që nuk dukej aspak si “menuja e së premtes”. Në fund, ishte holandezi që hoqi dorë nga kjo “kapriçio e rrezikshme”, madje duke reaguar ashpër e duke thënë në radio “idiot budalla” e duke i ngritur gishtin e mesit. Pritet që gara në Ostin në Çmimin e Madh të SHBA-së të jetë vërtet e zjarrtë dhe të sjellë probleme mes dy “gjelave”.

Sfidanti.al