U kthye në Serinë A pas 5 vjetësh dhe iu desh kohë që të përshtatej sërish. Këtë herë, Rej Manaj nuk mund të pretendonte Interin, por u pranua nga Specia dhe për klubin modest italian dha një kontribut duke shënuar golin e parë personal të sezonit në Serinë A. Është një kthim tek rrjeta në elitën e Italisë pas më shumë se 5 viteve, saktësisht 1 897 ditëve. Në Spanjë pati sukses në kategorinë e dytë dhe të tretë (me Barcelonën B), si dhe shënoi me ekipin e parë katalanas në miqësoret e verës, ndërsa që kur u transferua tek Specia nuk e kishte gjetur ende veten.
Sfidanti.al