Milani dëshiron përsëritje me Specian, por rregullorja e ndalon!

E pamundur që kjo gjë të ndodhë, pra që sfida në “San Siro” për Serinë A të luhet për së dyti. Sipas rregullores së ligës italiane, një ndeshje mund të përsëritet vetëm nëse gjyqtari pranon një gabim teknik. E vërteta është që arbitri Serra pranoi gabimin në rastin e mos lejimit të aksionit të golit të dytë të Milanit, ndërpresë për faull ndaj Rebiçit, por rregullorja nuk flet thjesht për “gabim”, por për “gabim teknik”, Serra gaboi në interpretimin e rregullores, nuk bëri gabi, teknik. Për më tepër nuk mund të flitet për gol të anuluar, sepse ai u shënua pasi arbitri kishte vërshëllyer.

Sfidanti.al