Si kanë ardhur kohët për talentin e veçantë nga Portugalia? i marrë nga Atletiko e Madridit për 126 milionë euro në 2019 nga Porto, Zhoao Feliks po kalon një periudhë shumë të vështirë. Për ta kuptuar, mjafton të lexosh titullin e “Markës” që thotë se “Kupa ekzaminon Zhoao Feliksin”. Dakord, do të jetë një ndeshje e fortë sepse do të luhet në fushën e Sociedadit sot në orën 21:00, por gjithsesi është e habitshme që një lojtar i tillë të gëzohet se po luan titullar për dy sfida radhazi. E para ishte në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Bilbaos në Arabinë Saudite. Nga Anglia, ndërkaq, vijnë “sirena” që mund ta ndihmojnë portugezin 22-vjeçar, por ndoshta edhe mund t’i prishin punë. Thuhet se e kërkon Mançester Siti, por Atletiko ka deklaruar se ai është i paprekshëm.
Sfidanti.al