Broja ende ëndërron Çelsin, blutë duan të paktën 25 milionë euro!

Në Angli ende nuk mund të thonë se cili do të jetë vendimi në Londër, ndërsa dyzimet janë të mëdha. Ku do të vazhdojë karriera e Armando Brojës sezonin e ardhshëm, dhe cili klub do ta ketë kartonin e tij? Këto pyetje janë në rend të ditës për mediat pranë Sauthemptonit e Çelsit, ndërsa pritet që kjo javë të sjellë një zgjidhje. “Shenjtorët” e duan me patjetër lojtarin që ta kenë plotësisht të tyrin, trajneri i bluve, Tuhel, thekson se “Broja është i veçantë” dhe se “nuk është koha tani për të folur për këtë, sepse koha është që Broja të jetë i qetë dhe i përqëndruar”. Vetë sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk heq dorë nga ëndrra e tij për t’u kthyer tek Çelsi, e në fund të fundit kush do të ishte ai lojtar që do të hiqte dorë? Lajmet nga Anglia janë që londinezët mund të kërkojnë të paktën 20 milionë euro për kartonin e tij, që do të thotë rreth 24 milionë euro. Me gjasë, Tuheli do të presë deri në verë dhe mund të vendosë ose që t’ia zgjasë 20-vjeçarit huazimin tek Sauthemptoni edhe për një sezon, ose ta kthejë në “Stemford Brixh”. Jo më kot nuk ka klauzolë blerjeje në kontratën e huazimit të tij në stadiumin e “Shën Mërisë”.

Sfidanti.al