Pak gola, por Manaj është i lumtur si titullar në Serinë A!

Nuk është tek Interi dhe as tek Barcelona, pra në një farë mënyre mund të jetë i zhgënjyer, por gjithsesi Rej Manaj ka arsye të shumta për të qenë i kënaqur me veten. Pas një shtegtimi në Spanjë ku provoi kategorinë e dytë dhe të tretë, tashmë është kthyer në lojtar titullar në Serinë A. Me Specian ka rigjetur veten, ndërsa shënoi dje me penallti golin e dytë të sezonit në kampionat. Iu deshën dy muaj për t’ia dalë, por tashmë është titullar në elitën e Apenineve, diçka jo e vogël. Vetë sulmuesi 25-vjeçar e ndjen të nevojshme të luajë vazhdimisht, dhe të luajë në elitë, edhe kombëtarja shqiptare e ka këtë një lajm shumë të mirë.

Sfidanti.al