Në rrjetet sociale nuk ta përtojnë, por menjëherë “të nxjerrin bojën”. Kështu po bëjnë tifozët juventinë me trajnerin e ekipit të tyre, Masimiliano Alegri, duke uruar që të vazhdojë me gënjeshtrat që ka thënë deri tani. Në gusht, tekniku tha me qetësi absolute se “Kristiano do të qendrojë me ne”. Nuk kaluan pak ditë dhe Ronaldo u largua për tek Mançester Junajtidi. Më pas, në dhjetor, Alegri tha se “nuk do të ketë përforcime, skuadra do të jetë kjo që është tani”. Në janar erdhën Vlahoviç e Zakaria, dhe u larguan Kulushevski e Betankur. Shprehja e tretë “pikante” e tij është se “në luftën për titull, për momentin, jemi jashtë”. Nëse edhe kjo del gënjeshtër, do të thotë se Juventusi del kampion, edhe pse rreth 67 për qind e tifozëve në “La Gazeta delo Sport” nuk besojnë se kjo gjë do të ndodhë.
Sfidanti.al