Është fjala e presidentit Herbert Hajner, pra e njeriut kryesor të klubit. Sipas mediave bavareze, numri 1 i Bajernit u ka premtuar kapitenit Manuel Nojer, Tomas Mylerit dhe “bomberit” Levandovski se do ta përfundojnë karrierën në Mynih. Besohet se treshja do të rinovojë kontratën me drejtuesit në “Alianc Arenë”, në një lajm shumë të mirë për tifozët, që janë të shqetësuar me largimin e mbrojtësit Niklas Zyle për tek Dortmundi. Kontratat e tyre përfundfojnë në 2023. “Ne kemi ende kohë për kontratat, – tha Hajneri, – por kemi besim”.
Sfidanti.al