Perez do të takojë Benzemanë, do t’i garantojë të ardhmen tek Reali!

Duket se shqetësimi i francezit është i madh, edhe pse nuk duhet të ketë arsye tepër të forta për këtë. E vërtetë që tek Reali i Madridit do të vijë (sipas të gjitha gjasave) Kilian Mbape, por logjika më normale e gjërave në klubin e madh spanjoll e do që të mendojmë se do të qendrojë Karim Benzema. Ylli më i madh i momentit në skuadër (bashkë me një Luka Modriç të paoksidueshëm) ka kërkuar takim me presidentin e klubit, dhe Florentino Perezi pritet që ta qetësojë për të ardhmen. Sulmuesi 33-vjeçar shqetësohet nga zërat mediatikë se në “Bernabeu” mund të vijë edhe Erling Halandi, dhe atëherë ai do të zbriste në plan të dytë. Gjithsesi, tek Reali kanë një praktikë që kampionët e vërtetë nuk i largojnë, përveçse kur bëhen barrë apo problem. Kështu ndodhi me Ronaldon, por aspak me Di Stefanon, Pushkashin, Hierron, Modriçin apo Ramosin, me këtë të fundit që u largua vetëm 35 vjeç dhe tepër i dëmtuar. Benzema është më i rid he dëmtimet e tij nuk janë shqetësuese. Për më tepër, një riosh si Mbape do të kishte nevojë për një mbështetje, dhe ku mund të gjente më mirë sesa shokun në kombëtare, Benzemanë?!

Sfidanti.al