Duhej të vinte “perëndimi” i epokës së Sër Mat Basbit, të Sër Bobi Çarltonit me shokë që “djajtë e kuq” të hynin në një krizë të thellë prej së cilës u desh kohë të dilnin. Për 9 sezone me radhë, që 1968-ta deri në 1977, Mançester Junajtidi nuk fitoi dot asnjë trofe, në Angli dhe në Europë, që nga Kupa e Kampionëve në “Uembli” në 1968 ndaj Benfikës, e deri tek fitimi i Kupës së Anglisë në 1977 në finalen me shifrat 2-1 kundër Liverpulit. Skuadra e sotme është ende larg atij rekordi negativ, por gjithsesi nëse dështon në Champions, do të bëjë plot 5 sezone pa trofe. i fundit ishte Liga e Europës fituar me Zhoze Murinjon në 2017, ndërsa që të fitohet Liga e Kampionëve këtë vit duhet ndonjë mrekulli. Rivali i radhës, Atletiko e Madridit, ndoshta nuk është e jashtëzakonshme, por më pas do të ketë pengesa të mëdha. Nëse sezoni do të përfundonte duarbosh, do të ishte seria më negative që nga periudha 1968-1977.
Sfidanti.al