Futbollisti më i mirë i kombëtares këtë sezon në Itali, Nedim Bajrami do të jetë sërish në fushë që nga minuta e parë për Empolin. Mesfushori do të dirigjojë lojën e të vetëve për sfidën në shtëpi ndaj Kaljarit, duel që duhet fituar. Mbrojtësi i kombëtares, Ardian Ismajli është në stol ashtu si portieri Ujkani,
Futbolli shpenzon 1 miliardë euro në janar, i jep një “shkelm” Kovidit!
Duket si ai momenti kur do të jepet sinjali për nisje dhe që të gjithë shkelin fort pedalin e gazit. Klubet e futbollit në Europë janë pikërisht si makinat e Formula 1, dhe momenti duket pozitiv, pra që gara do të rinisë sipas rregullave të mëparshme, sepse pandemia e Kovidit po duket gjithnjë e më
Liga Italiane kërkon autonominë që ka Premier Liga angleze
E kanë thënë drejtuesit e Serisë A dhe të futbollit apenin se shembulli është në Britaninë e Madhe. Atje ka më pak vendime nga shteti dhe më shumë autoritet nga të zotët e punës, kur vjen puna tek shtyrja e ndeshjeve apo tek kapaciteti i tifozëve në stadiume. Kështu, që një ndeshje në Angli të
Lëmsh me Kovidin në Serinë A, 4 ndeshje shtyhen, por Liga nuk pranon
Situata me koronavirusin vazhdon të jetë e vështirë në Europë, dhe Italia nuk bën përjashtim. Seria A ka vendosur të mos luajë 4 ndeshje të kësaj jave, dhe pikërisht Bolonja-Inter, Salernitana-Venecia, Fiorentina-Udineze dhe Atalanta-Torino. Gjithsesi, kjo është vetëm njëra anë e medaljes, dhe ndikohet nga fakti se autoritetet shëndetësore vendore kanë marrë vendimet e tyre.
Në Itali kujtojnë dy ndeshje radhazi në “Olimpiko” në 1955!
Ishte data 31 dhjetor, plot 66 vjet më parë, dhe nën udhëheqjen e televizionit të ri publik italian, RAI, u provua diçka krejtësisht e re. Dy ndeshje radhazi të Serisë A në të njëjtin stadium, në një periudhë euforie pas Luftës së Dytë Botërore, dhe të përhapjes së gjerë të aparateve elektronshtëpiake, në këtë rast
Italia i rreziston koronavirusit, por “me maskë”, ende 75% e tifozëve në stadium!
Kampionati italian nuk ka dashur të bëhet si Bundesliga gjermane që i ka kthyer ndeshjet në “Kishë”, apo siç thonë në Gjermani, “ndeshje fantazmë”. Në Serinë A tifozët do të mundet të jenë të pranishëm në stadiume, por vetëm me maskë pasi janë forcuar masat e sigurisë. Kapaciteti i lejueshëm për të mbushur impiantet mbetet
Interi i përgjigjet Milanit dhe i tregon Murinjos se nuk fitohet pa ekip!
Është padyshim ekipi favorit për ta fituar titullin edhe këtë sezon, ndonëse nuk ka kaluar ende gjysma e sezonit. Triumfi 3-0 në fushën e Romës ishte mesazhi i duhur i ekipit të trajnerit Simone Inzagi, duke i shkaktuar një hidhërim të madh Zhoze Murinjos. Tekniku portugez, i famshëm për titujt e tij të shumtë, besohet
Ngarkesa që vret, në Serinë A humbasin 1 000 ndeshje nga dëmtimet
Milani është skuadra më e goditur, me të tillë si Zhiru apo Ibra, por sidomos tani me danezin Simon Kjer që humbi krejt sezonin e mbetur. Gjithsesi, e gjithë Seria A duket se po paguan ritmet e larta të ndeshjeve, dendurinë e tyre, që kanë shkaktuar dëmtime të shumta. Luhet çdo fundjavë e mesjavë, me
Gjigandët kanë humbur pikë në Serinë A, “qeshin” Napoli, Atalanta e Fiorentina
Një renditje e krahasuar me vitin e kaluar tregon sesi po shkojnë punët. Në kampionatin italian, skuadrat kryesore janë në “bilanc negativ” në krahasim me të njëjtën periudhë vjet, ku më keq e ka pësuar Juventusi duke humbur 6 pikë (21 ndaj 27). Milani (në foto) është dy pikë më poshtë se vjet (32 ndaj
Antonio Konte: Gara për titull është mes Napolit, Milanit e Interit
Trajneri kampion në fuqi i Serisë A, sot tek Totenhemi, bën një parashikim për sezonin “axurr”. Antonio Konte mendon se rruga deri tek “skudeto” është e gjatë dhe se Napoli e Milani janë padyshim kandidate për të fituar titullin, por gjithashtu konkurrent i fortë është edhe Interi. “Gara për titull është mes tre ekipeve, –