Në Itali kujtojnë dy ndeshje radhazi në “Olimpiko” në 1955!

Ishte data 31 dhjetor, plot 66 vjet më parë, dhe nën udhëheqjen e televizionit të ri publik italian, RAI, u provua diçka krejtësisht e re. Dy ndeshje radhazi të Serisë A në të njëjtin stadium, në një periudhë euforie pas Luftës së Dytë Botërore, dhe të përhapjes së gjerë të aparateve elektronshtëpiake, në këtë rast të televizorëve. Në “Olimpiko” të Romës u luajtën dy ndeshje, Roma-Atalanta dhe Napoli-Fiorentina, e para në orën 12:30 dhe e dyta në 14:30. Ndeshja e dytë nisi vetëm 15 minuta pas përfundimit të së parës, dhe shumica e tifozëve të Romës zgjodhën të mos largoheshin për të ndjejkur edhe sfidën tjetër, ndërsa në stolin e Fiorentinës ishte një roman si Fulvio Bernardini. Roma fitoi 3-1 ndaj Atalantës dhe Fiorentina triumfoi 4-2 ndaj Napolit. Në fund të sezonit, “vjollcët” fituan titullin.

Sfidanti.al