Katër minutat e çmendura të Arsenalit në humbjen ndaj Sitit!

Duhet thënë se të besuarit e Guardiolës e merituan për lojën që zhvilluan dhe vazhduan shkëputjen në krye të renditjes së Premier Ligës. Fitorja 2-1 në “Emirejts” ndaj Arsenalit ishte prova e radhës e Mançester Siti nuk ka rivalë në Angli për momentin, derisa Liverpuli apo Çelsi ndoshta të mundin ta ndalin. Gjithsesi, edhe pse zotëruan topin 72 për qind dhe bënë 10 gjuajtje ndaj 6 të Arsenalit, sërish lojtarët e Sitit e patën të vështirë deri në minutën e fundit, pasi “topçinjtë” u mbrojtën fort.

Vendasit shënuan të parët me Bukajo Sakanë në 31’, dhe u desh që Bernardo Silva të fitonte një penallti me VAR në në 57’, ndaj Granit Xhakës, që miqtë të barazonin me Rijad Mahrezin. Në 59’ Gabriel mori të verdhën e dytë, por as kjo nuk bëri punë derisa Rodri shënoi në 90’. Mediat angleze I quajtën 4’ e çmendura të Arsenalit që vendosën në një farë mënyre fatin e ndeshjes. Siti kryeson renditjen me 53 pikë ndaj 42 të Çelsit dhe 41 të Liverpulit, por londinezët kanë një ndeshje më pak dhe të kuqtë dy ndeshje më pak.

Sfidanti.al