Mund të dominosh ndeshjen, mund të mbash topin 70 për qind, dhe të luash me një portë, por sërish të mos fitosh. Gjithsesi, nuk është e lehtë të ndalet vrulli I Totenhemit të Antonio Kontes në vrapimin e tij drejt kualifikimit në Champions. U desh të vinte minuta e 7-të shtesë, nga 11 gjithsej që u luajtën, që të shënohej goli I fitores në fushën e Uatfordit. Davidson Sançez realizoi me kokë pas harkimit të koreanojugorit Son dhe Totenhemi është tani në vendin e 6-të me 33 pikë në 18 ndeshje, vetëm 2 pikë prapa Arsenalit që ndodhet në vend të katërt, por që ka luajtur dy ndeshje më shumë. Konte vazhdon të jetë I pathyer në Premier n 8 ndeshjet që ka drejtuar Spërsat dhe ndonëse thotë se nuk e ka ekipin për në Champions, faktet duket se po flasin ndryshe.
Sfidanti.al