Trajneri gjerman nuk do të mundet të ulet në stol në “Stemford Brixh” në një ndeshje thuajse vendimtare dhe duket se kjo është një goditje e pafatësisë në një sezon që po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Jurgen Klop doli pozitiv me Kovid dhe nuk do ta drejtojë dot Liverpulin në sfidën ndaj Çelsit, ndërsa të kuqtë duan të ngushtojnë diferencën me Mançester Sitin. Klopi ka simptoma të lehtë, siç pohon klubi, dhe do të jetë i izoluar, ndërsa në drejtim të ekipit do të jetë ndihmësi i tij, Pep Lijnders. Gjithsesi, Liverpuli njofton se nga testimet nuk ka dalë asnjë lojtar i infektuar.
Sfidanti.al