Lebroni arrin një tjetër rekord të Majkëll Xhordanit

Debati se kush është më i miri i të gjitha kohëve vazhdon, dhe ka nga ata që Shakil O’Nill që thonë se tashmë Lebroni është në rrugën e duhur për të qenë numri 1 në NBA. Përtej krahasimit që nuk do të mund të bëhet asnjëherë plotësisht, Xhejmsi realizoi diçka që i përngjau atyre që bënte Majkëll Xhordani. Me 43 pikët e shënuara ndaj Portlendit, ylli i Lejkërsave u bë i pari që nga koha e Xhordanit që një lojtar mbi 35 vjeç shënon mbi 40 pikë dhe nuk humbet asnjë top gjatë ndeshjes. Të vetmit që ia kanë dalë në historinë e NBA-së janë pikërisht Lebroni dhe Xhordani.

Sfidanti.al