Vdes njeriu që krijoi transferimet moderne të futbollit!

Sot ka agjentë të shumtë që cilësohen të rëndësishëm e të fuqishëm, por njëri prej tyre “ha bukë veç”. Huan Figer, me gjasë më i vjetri i këtij profesioni në futbollin botëror mbylli sytë në moshën 86-vjeçare në 31 dhjetor në Sao Paulo të Brazilit. E përditshmja “Marka” kujton karrierën e tij, me rreth 1 000 transferime lojtarësh, ku i pari ishte Pablo Forlan (babai i Diego Forlanit) që kaloi në 1970 nga Penjaroli tek Sao Paulo për 80 000 USD. Figer ishte uruguajan në lindje, ndërsa jetoi në vende të ndryshme, duke pasur një zyrë në Madrid për shumë vjet, pranë “Santiago Bernabeut”. Figer ka lënë edhe aksiomën e tij sipas së cilës “nuk ka transferime të pamundura”.

Sfidanti.al