Kjo është e reja e ditë së parë të vitit 2022. Mediat në Angli shkruajnë se klubi madrilen dëshiron të përqëndrohet plotësisht tek sigurimi i shërbimeve të Kilian Mbapesë dhe nuk do të merret aspak me Pol Pogbanë, aq më tepër që nuk ka ndonjë urgjencë në mesfushë. Fati i mesfushorit francez të Mançester Junajtidit mund të jetë i lidhur tani me Juventusin ose Paris SG. Të dy klubet duan të forcohen në mesfushë dhe një lojtar si Pogba mund t’u bënte punë. Vetë francezi përfundon kontratën në verë në “Old Traford”.
Sfidanti.al