Italia i rreziston koronavirusit, por “me maskë”, ende 75% e tifozëve në stadium!

Kampionati italian nuk ka dashur të bëhet si Bundesliga gjermane që i ka kthyer ndeshjet në “Kishë”, apo siç thonë në Gjermani, “ndeshje fantazmë”. Në Serinë A tifozët do të mundet të jenë të pranishëm në stadiume, por vetëm me maskë pasi janë forcuar masat e sigurisë. Kapaciteti i lejueshëm për të mbushur impiantet mbetet 75 për qind dhe kjo do të thotë se klubet e Serisë A do të mundet të marrin të ardhura të rëndësishme nga shitja e biletave. Të paktën, kështu është për momentin, ndërsa në Premier Ligën angleze pavarësisht problemeve, stadiumet lejohet të mbushen 100 për qind.

Sfidanti.al