Angli, Kovidi shtyn edhe ndeshjet Liverpul-Lids dhe Uolves-Uatford!

Jurgen Klopi e mori pushimin që kërkonte për lojtarët e tij, dhe ndihma nuk i erdhi nga drejtuesit e Premier Ligës dhe nga Kovidi. Ndeshja e Liverpulit ndaj Lids Junajtidit në “Anfild” parashikuar për në 26 dhjetor është shtysë sepse ekipi i Marselo Bielsës është goditur nga epidemia e koronavirusit. Varianti Omikron, edhe pse është shumë më pak i rrezikshëm për jetën sesa të mëparshmit, përhapet shpejt. Po ashtu, Kovidi ka goditur edhe Uatfordin që nuk do ta luajë ndeshjen e 26 dhjetorit në fushën e Uolvesit.

Sfidanti.al