Bilanci i varfër i Sergio Ramosit, dy ndeshje e 1 i kuq tek PSG-ja

Që mbrojtësi i qendrës më i lavdishëm i kohëve të fundit do të arrinte deri këtu, kjo nuk mund të imagjinohej. Sergio Ramosi duket se po jeton periudhën e fundit të karrierës ndërsa tek Paris SG ku ka ardhur që në korrik, ka luajtur vetëm 2 ndeshje. Jo vetëm kaq, por nga këto ndeshje ka bilancin që ka marrë 1 karton të kuq, dhe nuk ka arritur të bëjë ndonjë gjë të madhe. Të kuqin e mori dje në fushën e Lorienit në Ligën e Parë të Francës. Duket se dëmtimet kanë lënë pasoja dhe veterani ka luajtur shumë pak për 2021-in, padyshim viti më i keq i karrierës së tij. Gjithsesi, fakti që trajneri Poçetino e hodhi titullar tregon se ai ka ende besim tek ish-kapiteni i Realit.

Sfidanti.al