Broja krahasohet me Ronaldon për golat për minutat në fushë!

Sulmuesi shqiptar përveçse është një lojtar i dalluar i Premier Ligës, gjithashtu është shumë i vlerësuar në në lojërat elektronike që luhen nga tifozët nëpër kompjutera. Armando Broja është ndër më të mirët në atë që quhet “Fantasy Premier League”, pra në lojën virtuale kompjuterike. Sipas mediave angleze, 20-vjeçari ka rezultuar një lojtar shumë i besueshëm që i ka ndihmuar tifozët-lojtarë. Ai ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje si titullar, ndërsa ka mesatarisht 1 gol për çdo 155.3 minuta në fushë. Kjo do të thotë se Broja është shumë pranë Kristiano Ronaldos që ka mesataren 1 gol për 146.9 minuta.

Sfidanti.al