Mediat britanike zbulojnë një arsye të fortë se përse një pjesë e mirë e yjeve të Premier Ligës refuzojnë të marrin dozën imunizuese ndaj koronavirusit. Sipas këtyre të dhënave, frika më e madhe e lojtarëve vjen nga fakti se Kristian Eriksen i Danimarkës dhe Sergio Aguero i Argjentinës patën sëmundje të zemrës dhe rrezikuan jetën pasi u vaksinuan. Natyrisht, nuk është zbuluar ndonjë lidhje mes sëmundjes së tyre dhe vaksinës, ndonëse në botën ku jetojmë dyshohet nëse kjo mund të bëhet për shkak të ndikimit të madh që kanë kompanitë farmaceutike.
Sfidanti.al