Milani është skuadra më e goditur, me të tillë si Zhiru apo Ibra, por sidomos tani me danezin Simon Kjer që humbi krejt sezonin e mbetur. Gjithsesi, e gjithë Seria A duket se po paguan ritmet e larta të ndeshjeve, dendurinë e tyre, që kanë shkaktuar dëmtime të shumta. Luhet çdo fundjavë e mesjavë, me kampionatin, kupën, ndeshjet e kombëtareve, Championsin, Ligën e Europës, Ligën e Konferencës, apo Ligën e Kombeve të UEFA-s! Sipas statistikave, Seria A ka lojtarë të dëmtuar që këtë vit kanë humbur në total rreth 1 000 ndeshje. Vetëm tek Milani janë humbur 76 gara, që do të thotë dy kampionate. Nuk mbeten pas Interi (De Vraj), Lacio, Roma apo Juventusi.
Sfidanti.al