Ronaldo i transformuar mrekullisht thjesht nga prania e Rangnikut!

Superylli portugez u duk sikur ishte një njeri tjetër në ndeshjen që Mançester Junajtidi luajti ndaj Arsenalit në Premier Ligë. Kristiano Ronaldo bëri më shumë presing sesa të gjithë shokët e tij të skuadrës, luftoi për çdo top, ndërsa fakti që shënoi dy gola apo provoi dy herë që të realizonte me roveshatë, nuk përbëjnë lajm. Po ashtu, portugezi tregoi gjendjen e tij të shkëlqyer fizike në minutën e 87-të të ndeshjes, kur mendohet që lojtarët janë “me gjuhën jashtë”, duke vrapuar gati 100 metra për 12 sekonda në një kundërsulm të Junajtidit. Kjo, edhe pse ai pësoi dëmtim pas atij vrapimi. CR7 e mirëpriti trajnerin e ri, Ralf Rangnik, me një mesazh në rrjetet sociale, ku i uroi mirëseardhjen dhe e ftoi të nisnin bashkë luftën për tituj këtë sezon.

Sfidanti.al