Franca e Barcelona lumturohen me mbrojtësin Todibo që ndaloi Mbapenë!

Ishte një ndeshje e madhe e 21-vjeçarit në radhët e Nisës, dhe një rezultat shumë i mirë në “Parkun e Princave”. Skuadra e Jugut të Francës barazoi 0-0 në shtëpinë e Paris SG dhe mbrojtësi i ri Zhan-Kler Todibo bëri një paraqitje të shkëlqyer duke ndaluar në çdo moment Kilian Mbapenë. Sulmuesi i PSG-së u përpoq me të gjitha mënyrat, ashtu si edhe Lionel Mesi, por Todibo nuk e lejoi kurrë që të kalonte duke bërë ndërhyrje nga më të ndryshmet. “Një sfidë që më pëlqen, – tha ai më pas, – ashtu siç më pëlqen të luftoj me Mesin, ndonëse duhet një mënyrë e veçantë për ta mbuluar, që të mos e dëmtoj”. Barcelona e mori Todibonë për 1 milionë euro nga Tuluza, ndërsa Nisa pagoi 8.5 milionë euro për kartonin e tij, që mund të arrijnë në 15.5 milionë sipas shpërblimeve të ndryshme. Po ashtu katalanasit rezervojnë të drejtën që të jenë blerësi i parë i kartonit nëse do ta duan diçka të tillë.

Sfidanti.al