Laporta nuk druhet nga krahasimi: Dembele, më i mirë së Mbape!

Përfundimisht do të qendrojë tek Barcelona, duke mos dashur të largohet. Usman Dembele pati admirues nga Anglia në formën e Mançester Junajtidit, Liverpulit apo Njukasëllit, dhe presidenti i klubit katalanas, Zhoan Laporta, theksoi sërish një mendim që ishte dhënë nga paraardhësi i tij. “Dembele është më i mirë sesa Mbape, – tha ai, – ai është më i talentuar, dhe ne kemi një raport shumë të mirë me të. Shumë shpejt do të firmosim kontratën e re”. Këtë deklaratë e bën tek Barcelona kur e morën Dembelenë nga Dortmundi. Gjithsesi, mediat angleze shkruajnë se Dembele nuk është kaq i bindur sepse Njukasëlli i ka ofruar 15 milionë euro rrogë në sezon plus një shpërblim të mirë nëse vjen në “Sent Xhejmsis Park”.

Sfidanti.al