Është krijuesi i kësaj mrekullie që quhet Formula 1, ndonëse tashmë “i ka larë duart” me aksionet. Berni Ekëlstoun vazhdon të merret me biznes edhe pse nuk është aspak i ri, ndërsa vazhdimisht pyetet se çfarë mendon për kampionatin botëror. Pra, cili është favorit për të dalë kampion? “Të dy kanë mundësi, – thotë anglezi, – edhe Verstapeni, edhe Hamiltoni. Varet se kush do të ketë më shumë fat në garat e fundit”. Për kë “vendos bast” Ekëlstouni? “Unë nuk jam kundër Ljuisit, – thotë ai, – por, njerëzit sikur duan që diçka të ndryshojë, që të kemi një kampion të ri. Verstapeni ka shumë mbështetje, këtë shoh nga njerëzit. Ai është duke u paraqitur në mënyrë shumë pozitive”.
Sfidanti.al