Atletiko Mineiro, pritje gjysmëshekullore për titullin në Brazil

Nuk dihet nëse ndonjë skuadër e njohur ka pritur më shumë për të përsëritur triumfin, por sa për Atletikon e Mineiros ishin 50 vjet. Triumfi në kampionatin brazilian, pa fitorja e titullit erdhi gjithashtu në mënyrë dramatike, me fitore me përmbysje 3-2 në fushën e Bahias. Hulk dhe dy herë Keno shënuan golat, madje në minutat 73, 74 e 78! Një festë e vërtetë për lojtarët, por edhe për tifozët që u mblodhën në qendër të qytetit. Atletiko e kishte fituar titullin e mëparshëm dhe të parin në 1971, ndërsa në Brazil askush nuk mund të matet me Palmeirasin që ka 10 tituj kampion, edhe pse Flamengo dhe Santos kanë nga 8 tituj dhe Korinthiansi ka 7 apo Sao Paulo 6.

Sfidanti.al