Cikalleshi “ia bën fora” në Turqi, shpallet lojtari i muajit!

U bënë vite që luan në një kampionat të fortë, edhe pse nuk është ndër kryesorët në Europë. Kur thua Superliga turke padyshim që ke respekt për emrat e skuadrave dhe të lojtarëve, dhe mes tyre po shkëlqen edhe një shqiptar, Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i kombëtares u shpall lojtari më i mirë i muajit nëntor pas vlerësimit të gazetarëve, ndërsa shënoi 3 gola e pati 1 asist në 3 ndeshje për Konjasporin. Arritje aspak e vogël në një ligë ku janë Beshiktashi, Gallatasaraji, Fenerbahçe apo Trabzonspori. Në total, kavajasi ka 5 gola këtë kampionat, duke ndihmuar Konjasporin të jetë për momentin në vendin e dytë. Cikalleshi ka 6 sezone që aktivizohet në elitën turke duke shënuar mjaft gola.

Sfidanti.al