Mateusi: Bajerni vështirë ta mundë Dortmundin pa Kimihun e Goreckën

Njëri mesfushor i qendrës ka pasur probleme me Kovidin dhe ka qenë i izoluar. Bavarezët ia ndjenë mungesën kur humbën 1-2 me Augsburgun, ndërsa Xhoshua Kimih do të ishte i domosdoshëm për ndeshjen e së shtunës në orën 18:30 në fushën e Dortmundit për Bundesligën. Bajerni kryson kampionatin me 1 pikë më shumë se Borusia dhe nuk mund t’i lejojë vetes gabime. Gjithsesi, pa Kimihun ekipi bëhet më i dobët, duke fituar rreth 64 për qind të ndeshjeve në krahasim të 79 për qind kur është ai në fushë. Po ashtu, pa Kimihun shënohen 2.2 gola për ndeshjen, ndërsa me mesfushorin arrihet në 3.2. Edhe Leon Gorecka ka probleme fizike dhe do të ishte problem nëse ai nuk do të luante, apo nuk do të ishte në formën e duhur. Lotar Mateusi, sot në rolin e analistit thotë se “pa Kimihun e Goreckën Bajerni nuk fiton në Dortmund, ndeshjet fitohet në qendër mesfushës, aty luhet muzika”.

Sfidanti.al