Futbolli shpenzon 1 miliardë euro në janar, i jep një “shkelm” Kovidit!

Duket si ai momenti kur do të jepet sinjali për nisje dhe që të gjithë shkelin fort pedalin e gazit. Klubet e futbollit në Europë janë pikërisht si makinat e Formula 1, dhe momenti duket pozitiv, pra që gara do të rinisë sipas rregullave të mëparshme, sepse pandemia e Kovidit po duket gjithnjë e më pranë përfundimit. Sipas një studimi të FIFA-s, futbolli në kontinentin e vjetër shpenzoi më shumë se 1 miliardë euro për përforcime në janar, një periudhë jo edhe aq shumë e vlerësuar më parë. Rritja në krahasim me janarin e vitit të kaluar është 74 për qind, sepse në 2021 u nxorrën nga xhepi “vetëm” 600 milionë euro. Premier Liga mbetet kampionati “mbretëreshë” për shpenzimet (349 milionë euro), ndërsa Seria A ka marrë vendin e dytë (113 milionë).

Sfidanti.al