Sa i fortë ky Salahu, është gati për të enjten, por Maneja nuk duket!

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, u gëzua shumë kur kapiteni i Egjiptit u paraqit në stërvitje këtë të martë, vetëm dy ditë pas finales së Kupës së Kombeve të Afrikës. Mohamed Salah natyrisht që ishte i mërzitur për shkak se nuk e fitoi dot trofeun, por gjithsesi vazhdoi përpara dhe lajmet nga Anglia janë që ai është gati për ndeshjen e së enjtes ndaj Leisterit në Premier Ligë. Titullar apo në stol nuk dimë ta themi, por dy ditë stërvitje i mjaftojnë. Sadio Mane, ndërkaq, nuk po duket ende në qendrën stërvitore të të kuqve, besohet sepse ka qenë në Senegal duke festuar me shokët e ekipit dhe me tifozët, fitoren e Kupës së Kombeve të Afrikës. Me gjasë, sulmuesi tjetër do të vijë shpejt, por do të jetë gati për një ndeshje më vonë.

Sfidanti.al