Një renditje e krahasuar me vitin e kaluar tregon sesi po shkojnë punët. Në kampionatin italian, skuadrat kryesore janë në “bilanc negativ” në krahasim me të njëjtën periudhë vjet, ku më keq e ka pësuar Juventusi duke humbur 6 pikë (21 ndaj 27). Milani (në foto) është dy pikë më poshtë se vjet (32 ndaj 34), po kaq edhe Interi (31 ndaj 33) dhe Roma (25 ndaj 27). “Fituesit” e mëdhenj janë Napoli që është 10 pikë më lart se vjet (35-25), Fiorentina që ka fituar 7 pikë më shumë (21-14) dhe Atalanta që e ka bilancin në +5 (28 ndaj 23).
Sfidanti.al