Basketbolli i vendit të vogël baltik është bërë i shquar që në vitet 80-të me brezin e artë të Arvidas Sabonisit, Sharunasi Kurtinaitisit, Homiçusit e pak më vonë Marciulionisit. Në NBA-në e sotme janë dy yje të tjerë nga Lituania, djali i Sabonisit, Domantasi, dhe Jonas Valanciunasi. Lojtari i Nju Orlinsit pati mbrëmjen e tij më të madhe në basketbollin amerikan duke shënuar 39 pikë në fushën e Klipersave në Los Anxhelos, aq sa shokët e ekipit nisën ta quanin “Dirk”, si Dirk Novicki. Kjo, sepse në pjesën e parë ai realizoi 7 kosha tripikësh pa humbur asnjë. Po ashtu, lituanezi kapi 15 topa në tabela dhe në fund, Nju Orlinsi fitoi në “Stejpëll Sentër” me shifrat 123-104.
Sfidanti.al