Për të dytën verë radhazi po kërcehet “tangoja e lamtumirës”, por secila nga palët ka mendimet e veta, pse jo të kundërta. Juventusi besohet se mund të sakrifikojë Paulo Dibalën (apo Kristiano Ronaldon?) për të vënë në rregull financat, e për të forcuar skuadrën, ndërsa vetë argjentinasi mendon si lojtar që Juventusi kërkon ta mbajë.
