Siti i thotë Guardiolës: Çek të bardhë për të rinovuar kontratën!

Fitorja në KAS ndaj UEFA-s ishte një lajm i madh, por “trimi i mirë, me shokë shumë” thotë populli, pra Mançester Sitit nuk i duhet një lajm i mirë pa një të dytë. Kjo e mirë e dytë duhet të jetë rinovimi i trajnerit Pep Guardiola, kontrata e të cilit përfundon … vitin e ardhshëm. Katalanasi duket sikur po bën lojën e Lionel Mesit tek Barcelona, veçse me ndryshimin që ai nuk është i pakënaqur nga pronarët dhe drejtuesit e klubit, por ishte i pasigurt për të ardhmen.

Suksesi në drejtësinë sportive mund të vlejë për t’ia hequr Pepit këtë pasiguri, ndërsa ai vetë ka deklaruar se do t’i qendronte besnik Sitit edhe nëse do të mbetej i dënuar. Pra, ka arsye më shumë për të qendruar tani që dënimi u hoq dhe që ekipi do të marrë pjesë në Champions. Po ashtu që yjet do të qendrojnë, dhe që klubi do të shpenzojë për t’u përforcuar. Drejtuesit janë gati t’i japin Guardiolës një rrogë shumë më të lartë. Aktualisht, ai fiton 15 milionë paundë stërlina në sezon, dhe qysh vjet thuhej se ishin gati t’ia rrisnin në 20 milionë.

Sfidanti.al