PSG kthehet në fushë; 9-0 ndaj Le Havre në miqësoren me publik në stadium

Paris Saint Germain është kthyer në fushë pas mbylljes së parakohshme të Ligue 1 për shkak të pandemisë coronavirus dhe këtë e bëri me një ndeshje miqësore në Stade Oceane kundër Le Havres  të cilën e mposht me rezultatin e thellë 9-0. Ishte një ndeshje ku Tuchel hodhi në fushën e lojës  artilerinë e rëndë dhe ata që shënuan ishitn Icardi, Neymar e Sarabia me 2 gola secili e Mbappé, Gueye e Kalimuendo.

Lajmi i mirë ishte fakti që në stadium kishte publik ku numri maksimal i të pranishmëve ishte 5000 pasi në këtë mënyrë mund të respektohej distancimi social. Ajo mes Le Havre dhe PSG është ndeshja e parë me tifozë që luan një skuadër e 5 kampionateve më të rëndësishme evropiane. Pas kësaj sfide PSG do të luajë edhe 2 ndeshje të tjera miqësore përpara finaleve të Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës me St.Etienne dhe Lyon në 24 dhe 31 korrik, ndërkpohë që në gusht do të luajë cerekfinalen e Ligës së Kampioneve me Atalantën në Lisbonë.

Sfidanti.al