U deshën 14 milionë euro rrogë që Obamejang të thotë “PO”!

Arsenali ia del të mbajë lojtarin më të rëndësishëm të sezonit, i cili do të marrë një nga pagesat më të larta në Premier Ligë. Pjer-Emerik Obamejang firmosi një kontratë të re 3-vjeçare në “Emirejts”, me rrogë që shkon në 275 000 euro në javë (250 000 paundë stërlina), pra 14.3 milionë euro në sezon. Një pagesë vërtet e niveleve tepër të larta, kur mendon se Robert Levandovski merr 15 milionë euro tek Bajerni. Duket se Obamejang beson tek projekti i londinezëve të trajnerit Mikel Arteta, që këtë sezon fituan Kupën e Anglisë, si dhe morën Uillianin nga Çelsi.

Sfidanti.al