Aleksis Sançez, ose kur rroga 20 milionë stërlina në vit është një problem!

Me Interin ka rënë dakord, sipas mediave italiane, ndonëse nga Anglia nuk bëzajnë,. Aleksis Sançez mund ta ketë të ardhmen, aty ku ka të tashmen, pra në Serinë A, sepse është gati të sakrifikojë një pjesë të madhe të rrogës për të vazhduar karrierën në nivele të larta. Sulmuesi nga Kili fiton rreth 20 milionë paundë stërlina në vit, një pagë astronomike që ia dhuroi Zhoze Murinjo, kur e mori nga Arsenali, por as Interi dhe as Mançester Junajtidi nuk dëshirojnë që ta paguajnë. Interi i ka kërkuar ulje të ndjeshme, dhe duket se kileni ka pranuar, ndërsa nga Italia thonë se Junajtid ka rënë dakord që të mos kërkojë asnjëeuro për kartonin, mjaft që të shpëtojë 60 milionë paundë stërlina për 3 vjet kontratë që i mbeten Aleksis Sançezit.

Sfidanti.al