Siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, mes trajnerit dhe drejtorit Marota, mbetet “akulli”, por ka një “derë” për të dalë nga kriza. Interi luan në Ligën e Europës ndaj Getafes dhe nëse do të ketë sukses (edhe në vazhdimësi), atëherë gjendja mund të kthjellohet. Pronarët nga Kina kanë bërë telefonata me dy “gjelat” duke u bërë thirrje që të qetësohen dhe të përqëndrohen tek Europa, llogaritë do të bëhen në vonë. Liga e Europës është e rëndësishme edhe për Interin, edhe për Konten. Skuadra italiane është eleminuar gjithnjë në çerekfinale, ndërsa Konte, edhe pse ka dalë 4 herë kampion si trajner, kurrë nuk ka pasur sukses në Europë. Trajneri bën, ndërkaq, një hap prapa. “Tek Interi jam me një projekt 3-vjeçar”, – thotë ai.
Sfidanti.al