E kanë pasur pilotin e tyre, dhe me të kanë fituar 4 tituj botërorë. Tek Red Bulli ndjejnë ende dashuri prindërore e shoqërore për Sebastian Fetelin, dhe njëri nga drejtuesit, Helmut Marko, gjen rastin të sulmojë Ferrarin pas garës së Silverstonit. Marko, mik i madh i Fetelit, gjykon se italianët po i japin preferencë pilotit tjetër, Sharl Lëklerkut. “Në prova dhe në garë në Angli, – tha ai, – Ferrari gjeti shpejtësi. Në vijë të drejtë ishte më i shpejtë sesa ne, por kjo ndodhi me Lëklerkun, jo me Fetelin”. Ky i fundit pati probleme teknike me makinën gjatë provave të lira, diçka që nuk kaloi as gjatë garës, në të cilën doli vetëm në vendin e 10-të, ndërsa Lëklerku doli i treti.
Sfidanti.al