Oskar Rugeri: Pike është normal, nëse do të ishte tek Valencia, s’do ta njihte kush!

Ka qenë një mbrojtës i fortë me Argjentinën, River Plejtin dhe ka luajtur edhe me Realin e Madridit, Oskar Rugeri ka kohë që është larguar nga fusha, pasi doli kampion i botës në 1986 dhe fitoi Kupën Interkontinentale me Riverin, ndërsa sot është opinionist, dhe dha një përgjigje të veçantë, kur u pyet për Gerard Pikenë, mbrojtësin e Barcelonës,

“Ai është normal, siç kam qenë unë, si shumë të tjerë, – u shpreh Rugeri, – e ndihmon stili i Barcelonës pasi ekipet e tjera e sulmojnë pak, me përjashtim të skuadrave të mëdha. Ka një mjekër të bukur, ka një të dashur të famshme këngëtare, ndërsa luan mirë me këmbë sepse fushat sot janë shumë të mira, jo si në kohën tonë.Për mua, më i miri nga të gjithë është Sergio Ramosi, me diferencë”.

Sfidanti.al