Do të shkojë në “Etihad” për të kërkuar mrekullinë, të përmbysë rezultatin në Champions ndaj Mançester Sitit dhe të kualifikohet për në çerekfinale. Në “Bernabeu” përfundoi 2-1 për anglezët që janë favoritë për kualifikimin, ndërsa në histori Reali nuk merr shumë zemër nga e kaluara. Vetëm një herë ka ndodhur që ka përmbysur një humbje në shtëpi dhe ka arritur kualifikimin. Kjo ka ndodhur në 1970 kur ndeshej me Vakerin e Insbrukut, dhe ishte mundur 0-1 në Spanjë. Në stadiumin “Tivoli” të Tirolit, Reali fitoi 2-0 me gola të shënuar nga Toni Grande e Manolin Bueno. Ky i fundit thekson: “Do të jetë e vështirë, por Reali është nga të vetmit që mund t’ia dalë”.
Sfidanti.al