Çdo të thotë që Bejli kënaqet të fitojë 6 milionë euro për çdo gol?!

Rroga e tij është gati 18 milionë euro në sezon, ndërsa kontributi thuajse i papërfillshëm. Si ndodhi që blerja dikur rekordmene e futbollit të shndërrohet në një parazit që vërtet fiton para “me grushta”, por që nuk bën punën për të cilën paguhet, dhe nuk i bën tifozët të lumtur (e kundërta, është e vërtetë). Shumëkush mund ta sulmojë Garet Bejlin, ta ofendojë, ta shigjetojë, sesi mundet ta bëjë një gjë të tillë, ndërsa ka mundësinë të veshë fanelën më të shkëlqyer të botës?

Besohet se uellsianit i ka “vdekur” nervi për futbollin, ose kokëfortësia e tij është tepër e madhe, dhe nuk e zgjidh ndryshe mosmarrëveshjen me trajnerin Zinedin Zidan. Llogaria i bie që Bejli ka shënuar 3 gola, pra merr gati 6 milionë euro për gol, ka shërbyer dy asiste, pra merr gati 9 milionë euro për asist, fitoren gati 15 000 euro për çdo minutë në fushë, dhe rreth 450 000 euro për çdo gjuajtje. Për momentin, ai më shumë pëlqen të luajë golf, dhe të jetojë me paratë që fiton tek Reali.

Sfidanti.al