Siti “shuan” zemërimin e disfatave duke iu afruar 100 golave të shënuar!

Dëshpërimi i parë ishte për humbjen e titullit, ndonëse kjo u bë e qartë herët. Goditja e dytë për Mançester Sitin ishte eleminimi nga Kupa e Anglisë, pak ditë më parë i mundur nga Arsenali, ndërsa Pep Guardiola me “bandën” e tij po përpiqet ta nxjerrin zemërimin në një farë mënyë. Nëse ata që janë dhënë pas gotës, e nxjerrin dëshpërimin me alkool, tek Siti ia dalin duke shënuar gola. Me katër rrjetat në portën e Uatfordit, në fitoren 4-0 në fushë kundërshtare, ish-kampionët arritën në 97 gola këtë sezon të Premier Ligës. Duhet edhe një ndeshje deri në përfundim, pra Siti ndoshta do të arrijë një 100-she. Që tani, “qytetarët” kaluan shifrën e vitit të kaluar, kur realizuan 95, por nuk besohet se do të arrijnë 106 goditjet e sakta të 2017-2018-ës. Për t’ia dalë, do të duhet të shënojnë 9 gola në 26 korrik ndaj Noruiçit në “Etihad”.

Sfidanti.al