Lali Eri, shpjego projektin e “Selman Stërmasit”, ç’vlerë kanë 15 milionë lekë?!

Bashkia e Tiranës ka vendosur të japë 15 milionë lekë të reja (150 milionë të vjetër) për të shpërblyer ekipin kampion në futboll, Tiranën. Padyshim, ai që dikur quhej Sportklubi e në kohën e “xhaxhit” ishte 17 Nëntori, meriton çdo lavdërim për suksesin e arritur, dhe po ashtu pushteti vendor në kryeqytet ka dhënë kontribut për disa nga sportet e tjerë, si dhe po jep për klube të quajtur “shumësportësh” si Partizani e Studenti. Nuk e dimë nëse 33 për qind e aksioneve që ka tek KF Tirana ia justifikojnë zotit Veliaj shpenzimin e 15 milionë lekëve nga taksat e qytetarëve për të shpërblyer një ekip futbolli, por më shumë interes ka që Bashkia të sqarojë se çfarë do të ndodhë me stadiumin “Selman Stërmasi” dhe me aneksin e tij historik. Burime pranë institucionit tregojnë se projekti parashikon një stadium me katër kulla (jo me një si tek “Arena Air Albania), dhe më e keqja parashikon ndërtime tek aneksi. Pra, sipas këtyre burimeve, kryeqyteti do të humbasë një tjetër hapësirë futbolli, pasi humbi aneksin e ish-Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”! Nëse kjo ndodh, atëherë historia e 15 milionë lekëve shpërblim për Tiranën është thjesht të hedhësh hi syve!

Sfidanti.al