Të kuptohemi, emri i kafshës së egër në këtë rast është thjesht përkthimi i mbiemrit të futbollistit më të ri që do të luajë për Borusian e Mynshengladbahut. Trajneri Marko Roze ka marrë Hanes Volfin (21 vjeç), futbollistin me të cilin fitoi trofe në Bundesligën austriake, në radhët e Salcburgut. Trajneri dhe mesfushori ishin së bashku në ekip kur fituan titujt në 2018 e 2019, ndërsa më pas Roze kaloi tek Gladbahu, ndërsa Rozeu bashkua me Lajpcigun në 2019. Volfi fitoi titullin edhe në 2017, si dhe Championsin për të rinj. Tashmë, rrugët e tyre u bashkuan përsëri, ndonëse nuk dihet nëse do të mund ta fitojnë dot titullin në Bundesligë, duke pasur parasysh konkurrencën e Bajernit, por edhe të Dortmundit e Lajpcigut.
Sfidanti.al